Filloi Konferenca Kombëtare e Bibliotekarisë

Kultura

Filloi Konferenca Kombëtare e Bibliotekarisë

Më: 23 nëntor 2009 Në ora: 17:11

Praktikat e gjertanishme si dhe të arriturat në punën e ruajtjes, përpunimit dhe bartjes së informacioneve bibliografike të librit shqip nga format tradicionale deri te modernizimi i bibliotekave shqiptare janë temat të cilat do të trajtohen gjatë këtyre dy ditëve në Konferencën Kombëtare e Bibliografisë.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës, Sali Bashota, tha se edicioni i këtij viti si dhe tema që do të shqyrtohet është me interes për burimet e informacionit edhe sa i përket prezantimit të bibliografisë elektronike në internet.

Në këtë konferencë pritet të paraqiten kumtesa nga njohësit më të mirë, me formim kulturor dhe bibliotekar, nga Shqipëria dhe Kosova.

Edicioni i katërt i Konferencës Kombëtare të Bibliotekarisë mbahet me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit si dhe Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat