Moto GP, shtyhet gara e Japonisë

Sporti

Moto GP, shtyhet gara e Japonisë

Më: 15 mars 2011 Në ora: 12:57

Ashtu siç parashikohej, Cmimi i Madh i Japonisë në Moto GP është shtyrë.

Gara që parashikohej të zhvillohej më 24 prill në cirkuitin e Motegit, e treta e kampionatit botëror, do të zhvillohet më 2 tetor.

Vendimi është marrë pas tërmetit që tronditi Japoninë javën e kaluar.

Gjithsesi, nuk përjashtohet që ky vendim të rishikohet nga Dorna (shoqëria që organizon Moto GP) duke marrë parasysh situatën e centraleve bërthamore që ndodhen jo shumë larg Motegit.

Fukushima gjendet vetëm 171 kilometra larg cirkuitit ku zhvillohet gara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat