Gripi i derrit zë edhe ish-trajnerin Ari Han

Sporti

Gripi i derrit zë edhe ish-trajnerin Ari Han

Më: 12 shtator 2009 Në ora: 16:43

Gripi i derrit nuk ka kursyer as ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Arie Haan. Trajneri holandez, që aktualisht drejton një klub kinez, ndodhet në karantinë, së bashku me 11 lojtaret e skuadrës së tij. Frika e përhapjes së virusit, ka bërë që federata kineze e futbollit të mendojë seriozisht edhe për pezullimin e kampionatit. Pritet qe edhe futbolliste të tjerë t'i nënshtrohen analizave.

Vaksina

Ndërsa shtohet ankthi me ardhjen e stinës së freskët për përhapjen e virusit pandemik, firmat farmaceutike qetësojnë. Testet e fundit të vaksinës kanë tejkaluar parashikimet duke treguar se një doze është e mjaftueshme për tu mbrojtur nga virusi A/ H1N1. Kjo do të thotë se më shumë njerëz do të kenë mundësi vaksinimi që në fillim të dhjetorit, atëherë kur qeveritë parashikohet të nisin strategjite për mbrojtjen e popullsisë. Pandemia e gripit të derrave është perhapur në 168 shtete te botes, duke shkaktuar deri vdekjen e të pakten 2800 personave dhe infektimin e mijëra te tjereve. Në vendin tone rezultojnë 31 të prekur nga ky grip.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat