Gjilani, nuk e ka kaluar krizën

Sporti

Gjilani, nuk e ka kaluar krizën

Nga: Kemajl Goca, BOTA SOT Më: 10 mars 2010 Në ora: 18:32

Skuadra e futbollit Gjilanit merr frymë më lehtë sesa në vjeshtë, por e konsiderojnë vetën se janë ende të rrezikuar për mbetje në ligë. Kryetrajnerit Muharrem Sahitit nuk i bëjnë përshtypje fortë fjalë të mira që ka marrë nga të tjerët për lojën shumë të mirë që ka dëshmuar skuadra e tij në ndeshjet çerekfinale të kupës së Kosovës ndaj Trepçës madje edhe e ka mënjanuar nga garat. Sahiti kërkon punë profesionale dhe të realizojë të gjitha synimet që ka në objektiv për edicionin pranveror. Sipas tij, në aspektin sportiv skuadra është rehabilituar sadopak, por assesi nuk ka hequr qafesh krizën financiare. Preokupimi tjetër të Sahiti është se të paktën një muaj nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit, Ismet Ramushi, i cili ka lënduar krahun e majtë. “Kuptohet Gjilanin në stinorin vjeshtor e kam marrë në fund të tabelës dhe në gjendje shumë të rëndë. Gradualisht e kemi ngritur dhe shmangur nga fundi i tabelës. Në skuadrën tonë mbretëron atmosferë pune dhe disipline si dhe kemi futur edhe mentalitetin e fituesit të secili futbollistë. Sidomos fitorja ndaj kampionit vjeshtor, Trepçës dhe eliminimin e kësaj skuadre nga garat e kupës ka ngritur motivin e lartë te futbollistët. Më këtë kemi dëshmuar se kur je në gjendje ta mposhtësh një Trepçë, që është kryesuese e tabelës, natyrisht se do t’i mundim edhe skuadra të tjera. Besoj se futbollistët e mi do të vazhdojmë këtë ritëm të lojërave edhe në vazhdim të kampionatit si edhe në garat e kupës”, theksoi Sahiti. Muharrem Sahiti pikësynim ka mbetjen në ligë, por nuk është aq i ngarkuar që ta ndjek trofeun e kupës së Kosovës. “Rreziku është shumë i madh dhe vërtetë është situatë alarmante në tabelë. Jemi në vendin e dhjetë më 17 pikë dhe vetëm tri pikë më shumë se i fundit, kjo alarmon se jemi në situatë të pakëndshme. Kemi skuadër më futbollistë të ri dhe disa më përvojë, që besoj se do të jetë komponim i mirë për pranverë dhe secili nga ta do të jep maksimumin në realizimin e synimeve për sigurimin e ekzistencës në elitën e futbollit. Sa i përket kupës, natyrisht se kërkojmë të shkojmë sa më lartë, por nuk ia kemi caktuar detyrë vetës që gjithsesi të ndjekim këtë trofe. Nëse mund të shkojmë në finale do të jetë vërtetë sukses që konsideroj se edhe mund të triumfojmë”, tha Sahiti. Edhe këtë herë kryetrajneri gjilanas, tha se kanë nevojë për një sulmues, një mesfushorë dhe mbrojtës. “Ismet Ramushi së paku një muaj do të jetë jashtë fushës për shkak të lëndimit të kraharorit të majtë. Kjo do të jetë hendikep për skuadrën tonë, por shpresoj se do të gjejmë zëvendësim për të. Është e nevojshme të përforcohem në të gjitha repartet, një sulmues, mesfushorë dhe mbrojtës, që të jemi më të kompletuar. Mirëpo, edhe më këtë potencial që kemi të futbollistëve, mendoj se Gjilani do të arrijë qëllimet e veta”, tha Sahiti. Gjilani në hapje të stinorit pranveror do të takohet me KEK-un në Kastriot dhe shpresojnë se mund të nxjerrin rezultat pozitiv.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat