Kampionati Botëror 2010 në shifra

Sporti

Kampionati Botëror 2010 në shifra

Nga: Përgatiti: Fazli Berisha, BOTA SOT Më: 10 qershor 2010 Në ora: 18:52

Kampionati Botëror “Afrika e Jugut 2010”, i 19-ti i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), pritet të jetë një nga garat më të hapura në historinë e Kupës së Botës. 32 skuadra do të përballen midis tyre për të mbërritur te finalja e 11 korrikut ku edhe do të njihet emri i kampionit të ri të botës. Italia është fituesja e fundit e turneut më të rëndësishëm në planet e të fituar në “Gjermani 2006”. Deri tani, në të 18-të parët, Kupën e Botës e kanë fituar vetëm vende nga Evropa dhe Amerika e Jugut, zakonisht në rajonin e tyre. Vetëm Brazili – në “Suedi 1958” dhe në” Japoni/Koreja e Jugut 2002” – ka fituar Kupën e Botës jashtë territorit të tyre. Kjo është hera e parë që një Kampionat Botëror zhvillohet në Afrikë, teksa më parë është zhvilluar në Evropë (Itali (2 herë), Francë (2), Zvicër, Suedi , Angli (1), Gjermani (2), Spanjë), Amerikën e Jugut (Uruguai, Brazil, Kili, Argjentinë) dhe të Veriut (Meksikë, SHBA) dhe Azi (Japoni/Koreja e Jugut). Të ndara në tetë grupe (A, B, C, D, E, F, G, H) me nga katër skuadra, mozaiku i ekipeve është shumë interesant, ashtu si përballjet e tyre. Grupi A përbëhet nga Afrika e Jugut, Meksika, Uruguai dhe Franca); grupi B (Argjentina, Meksika, Koreja e Jugut dhe Greqia); grupi C (Anglia, SHBA, Algjeria dhe Sllovenia); grupi D (Gjermania, Australia, Serbia dhe Gana), grupi F (Holanda, Danimarka, Japonia dhe Kameruni); grupi F (Italia, Paraguai, Zelanda e Re dhe Sllovakia); grupi G (Brazili, Koreja e Veriut, Bregu i Fildishtë dhe Portugalia) si dhe grupi H (Spanja, Zvicra, Hondurasi dhe Kili). “Albania” prezanton të gjitha ekipet, statistikat detajet, historinë e Kombëtareve, bilancit, kulmet dhe dështimet e skuadrave. Grupi A, nga fillon edhe “udhëtimi” ynë në prag të nisjes zyrtare të Botërorit (më 11 qershor, me ndeshjen Afrika e Jugut-Meksikë), nis me vendin organizator, Afrikën e Jugut, historinë e futbollit të saj, arritjet, momentet kyçe të saj në kampionatet botërorë të futbollit.

853 ndeshje -u zhvilluan gjatë fazës eliminatore në të gjitha konfederatat që aderojnë në FIFA, deri sa prej tyre u përzgjodhën 32 finalistët. Nga këto 268, ose 31 për qind e ndeshjeve u zhvilluan në Evropë. 200 skuadra -morën pjesë në fazën parakualifikuese të Kampionatit Botëror 2010, duke vendosur edhe një rekord për sa i përket pjesëmarrjes. Në fazën eliminatore për “Gjermani 2006” morën pjesë 196 skuadra. 3.4 gola -Numri më i madh në raportin gola/ndeshje i përket Anglisë, ekipi më sulmues i të gjitha skuadrave që morën pjesë në kualifikuese. Numri më të vogël e pari Koreja e Jugut, 1.25 gola/ndeshje. 8 ekipe – nuk pësuan humbje në fazën kualifikuese. Tetë skuadrat e mëdha janë Bregu i Fildishtë, Gjermania, Italia, Spanja, Koreja e Jugut, Nigeria dhe Holanda. 27.4 vjeç – Ekipi më i vjetër në moshë gjatë eliminatoreve ishte Italia, që kishte moshën mesatare 27 vjeç e 4 muaj. Më i riu në moshë ishte Koreja e Jugut, 22 vjeç e 5 muaj.

20 milionë – Fituesi i Kampionatit Botëror do të përfitojë nga FIFA një shumë prej 20 milionë euro, ndërkohë që çdo ekip i eliminuar në fazën e parë do të përfitojë nga 5.9 milionë euro.

SHPERBLIMET

FIFA do të shpërblejë me 30 milionë dollarë fituesin e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut vitin e ardhshëm. Qeveria e futbollit botëror do të shpërndajë 420 milionë dollarë për 32 ekipet finaliste në Kupën e Botës 2010. Kampionia merr 30 milion dollarë, ekipi finalist humbës 24 milionë dollarë. Vendi i tretë po 24 milionë dollarë dhe ai i katërt 20 milionë dollarë. Në Kampionatin Botëror të vitit 2006 u shpërndanë në total 261 milionë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat