Grupi A: Meksika dhe Afrika e Jugut ndahen në barazim

Teknologji

Grupi A: Meksika dhe Afrika e Jugut ndahen në barazim

Më: 11 qershor 2010 Në ora: 18:06

Ndeshja hapëse e kampionatit botëror në mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Edhe pse të parët në epërsi kaluan afrikano-jugorët, të cilët realizuan pas një aksioni shumë mirë të organizuar në kundërsulm. Në minutën e 55-të, këmbëshpejti, Tshabalala mirë i shkëputet mbrojtësve të Meksikës, dhe pasi futet në zonën e rreptësisë godet fuqishëm në rrjetën e portierit meksikan, 1:0. Meksikanët si në të shumtën e rasteve edhe më tej vazhdojnë të mbajnë më tepër topin, ndërkaq mikpritësit vazhduan përqendrimin në aksionet me kundërsulme. Në minutën e 78, Guardodo bukur gjen në zonë të vetmuarin, Rafael Markez, i cili nuk e patë të vështirë që në qetësi të plotë, nga pesë, gjashtë metra, të tundë rrejtën e portës rivale, 1:1. Pos këtyre golave, janë regjistruar edhe një mori rastesh nga te dyja palët. Por ajo që do të mbahet më gjatë në mendje është futbollisti vendas, Mphela, i cili një minutë para përfundimit të kohës së rregullt qëllon shtyllën pingule të portierit, Perez. Edhe pse të parët shënuan Afrika e Jugut, rrjetën për herë të parë e tundën, miqtë, të cilët në minutën e 38, futi topin në portë, Vela, por gjyqtarët me të drejtë sinjalizuan pozitë jashtë loje. Fillimi i takimit në tërësi i takoi përfaqësues së Meksikës, të cilët në 15 minutat e para vazhdimisht kontrolluan topin dhe në të shumtën e rasteve luanin pranë zonës së rreptësisë afrikane. Ndërkaq këta të fundit sikur u gjenden të hutuar para aksioneve të njëpasnjëshme të rivalëve dhe iu desh kohë për të rimarrë vetën.

Afrika e Jugut - Meksiko 1:1 (0:0)

Shënues:Tshabalala (55’) Afrika dhe Marquez (79’) Meksika.

Gjyqtarë: Irmatov.

Stadiumi: socer city

Shikues: 84.000.

KV: Masilela, Dikgacoi (A.J), Juarez, Torrado, Captain (Mex)

Afrika e Jugut: Khune, Gaxa, Mokoena, Captain, Thwla, (Masilela), Yellow, Khumalo, Tshabalala, Pienaar (Parker), Modise, Letsholonyane, Dikgacoi Yelloë, Katlego Mphela,

Meksiko: Perez, Rodriguez, Salcido, Marquez, Osorio, Aguilar (Guardado), Juarez Yelloë, Torrado, Captain Yelloë card, Franco (Hernandez), Vela (Blanco), Giovani.

Çka mbahet në mend në kampionatin botërorë Afrika e Jugut

Topin e parë në KB e shqelmuan futbollistët e Meksikës

Golin i parë u shënua Tshabalala (A.J)

Goli i parë i anuluar për shkak të pozitës jashtë loje, u shënua nga Vela (Mex)

Goditja e parë nga këndi u realizua nga futbollistët e Meksikës

Shënues:Tshabalala (55’) Afrika dhe Marquez (79’) Meksika.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat