Ndeshjet e Botërorit fillojnë me barazime

Sporti

Ndeshjet e Botërorit fillojnë me barazime

Më: 12 qershor 2010 Në ora: 09:14

Dy ndeshjet e para të Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut kanë përfunduar pa fitues. Në ndeshjen hapëse kombëtarja e vendit mikpritës luajti baraz kundër Meksikës, ndeshja përfundoi me rezultat 1:1. Në ndeshjen e dytë të grupit A, Franca dhe Urugai përfunduan lojën pa gola (0:0). Këtë të shtunë përballen: Koreja e Jugut - Greqia, Argjentina - Nigeria dhe Anglia - SHBA. Ndërkaq kombëtarja gjermane luan për herë të parë të dielën kundër Australisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat