Koreja e Jugut përuli grekët

Teknologji

Koreja e Jugut përuli grekët

Më: 12 qershor 2010 Në ora: 15:19

Koreja e Jugut e nisi kampionatin me fitore me shifra 2:0 në ballafaqim me Greqinë, në ndeshjen e parë të grupit B të Kampionatit Botëror në futboll që zhvillohet në Afrikën e Jugut. Në stadiumin “Port Elizabeth” me gjithë vapën e madhe, kjo aspak nuk pengoi futbollistët që të shtrojnë lojë e tyre. Futbollistët Lee dhe Ji-Sung Park kanë qenë protagonistët e fitores me golat që kanë shënuar në portën e kombëtares greke. Ji-Sung Park padyshim se ka qenë edhe futbollisti më i mirë i ndeshjes. Në minutat e parë të ndeshjes, grekët vërsulen në drejtim të portës së Koresë së Jugut, por pa sukses që të finalizojnë rastin për gol. Koreja e Jugut në 45 minutat e parë të ndeshjes luajti me mjaft vëmendje dhe shumë e kujdesshme në repartin e mbrojtjes. Në minutën e 7-të të ndeshjes, Koreja arriti të shënojë golin e epërsisë dhe të sjellë gëzim të papërshkrueshëm ndër adhuruesit e saj. Pas një harkimit të shkëlqyeshëm nga korneri, brenda 16-shit nuk ishin sa duhet të vendosur mbrojtësit grek dhe më së miri ka ndërhyrë me këmbë futbollisti Lee, duke shënuar për epërsinë 1:0. Në vazhdim të ndeshjes zhvillohej lojë e mirë nga të dyja kombëtaret. Përderisa grekët mëtoni të barazojnë shifrat, koreanët dëshironin dyfishimin e epërsisë. Në minutën e 28-të një veprim i rrjedhshëm i Koresë pothuajse edhe përfundoi me gol. J. Park doli në pozitë të qind për qind për të shtuar epërsinë dhe kur të gjithë priten gol, portieri grek, Tzorvas, si hero i vërtetë më këmbë ka shpëtuar rrjetën. Deri në fund të pjesës së parë shifrat mbeten të pandryshuar. Në pjesën e dytë të ndeshjes, të dyja kombëtaret hynë me motiv shtesë. Në minutën e 52-të, një gabim, trashanik dhe i pafalshëm i futbollistit Vyntra, ia mori topin J. Park, i cili me shpejtësi futet në 16-sh dhe mposhti edhe portierin grek, për të kaluar në epërsi 2:0 Korenë. Epërsi komode për Korenë dhe nga ana tjetër shtohet presioni te grekët. Ji-Sung Park në minutën e 63-të për pak shënoi golin e dytë me kokë, për fat të grekëve topi shkoi mbi portë. Edhe grekët u munduan mjaft për të shënuar, por ishin të pafat në disa raste. Koreja e Jugut është kombëtarja e parë në botëror që shënoi fitore dhe me shifra bindëse, 2:0.

Koreja e Jugut-Greqia 2:0 (1:0)

Stadiumi Port Elizabeth.

Shikues 25.000.

Gjyqtarë: Michael Hester (Zelanda e re)

Shënues: Jung-soo Lee (7’), Ji-Sung Park (52’).

KV: Torosidis (Greqia).

Koreja e Jugut: Jung Sung-Ryong - Cha Du-Ri, Lee Young-Pyo, Cho Yong-Hyung, Lee Jung-Soo - Kim Jung-Woo, Ki Sung-Yong (Kim Nam-Il), Ji-Sung Park, Chung-Yong Lee (Kim Jae-Sung) - Chu-Young Park (Seung-Yeoul Lee), Yeom Ki-Hun.

Greqia: Tzorvas - Vyntra, Seitaridis, Torosidis - Tziolis, Papadopoulos, Karagounis (Patsatzoglou), Katsouranis - Samaras (Salpingidis), Charisteas (Kapetanos), Gekas.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat