Parashikimet e Berishës

Sporti

Parashikimet e Berishës

Nga: Alban Lumi, BOTA SOT Më: 5 korrik 2010 Në ora: 18:51

Elhami Berisha, futbollist

Uruguai Holanda: Favoritë absolut pa asnjë mëdyshje besoj se do të jetë Holanda dhë kështu finalja e këtij botërori do të jetë tërësisht evropiane. Pos inkuadrimit në finale pa marrë parasysh se me cilën skuadër do të ballafaqohen, Gjermaninë apo Spanjën, për herë të parë në histori kupën e botës do ta pronësoj Holanda. Këtë e ka dëshmuar kjo skuadër pasi në vazhdimësi ka treguar lojëra të mira, por pjekuri ka treguar edhe në ndeshjen e fundit kundër Brazilit. Ata edhe pse ishin duke pësuar, u treguan të displinuar dhe me karakter të lartë pasi arritën që brenda 45 minutave të rikthejnë rezultatin në favor të tyre. Edhe Uruguai ka treguar lojë të mirë, besoj se do të ishin të kënaqur me vetë faktin që janë inkaudruar në mesin e katër skuadrave më të mira në Afrikën e Jugut. Uruguai ka pasur edhe fat pasi sulmuesi, Suarez arriti të ndal topin nga vija fundore, i cili për shkak të atij veprimi do të mungoj kundër Holandës e që do të jetë hendikep për Uruguain. Do të jetë një ballafaqim interesant edhe ndërmjet sulmuesve të Holandës, si Roben e Sneijderr dhe gjuajtjeve të fuqishme të sulmuesit uruguajas, Forlan. Ky i fundit ka treguar edhe më parë se është shumë i rrezikshëm. Megjithatë, mendoj se numri një i holandezve, Sketerbelg, i ka cilësitë e duhura që të mos befasohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat