Serbët dinë “të notojnë në të gjitha temperaturat”

Opinione

Serbët dinë “të notojnë në të gjitha temperaturat”

Nga: Bahri M.Gashi Më: 11 mars 2011 Në ora: 10:49

Presionet e fundit nga diplomacia e BE –së edhe përkundër situatës jostabile politike në Kosovë pas legjitimitetit të ri institucional edhe pa një rezolutë nga Kuvendi detyruan që të paktën simbolikisht të rinisën bisedimet “dialogu” me takimin në Burksel, natyrisht se çështjet tekniko-politike, nuk janë në kohë të duhur për Kosovën. Serbët janë të njohur për përshtatjet e tyre në politike dhe diplomaci në interes të tyre, “të notuarit në ujra të temperaturave të ndryshme“, megjithate Kosova ka të drejtë të besoj se fundi i këtij dialogu do të jetë vetë aderimi i vendeve tona në BE –në. Përderisa, besohet se ky dialog nuk do të rrezikojë substancën e sovranitetit të shtetit të Kosovës në asnjë rrethanë ky dialog nuk duhet të devijojë në mes dy vendeve dhe të mos siguroj komunikimin normal në interes të dy shteteve sovrane.

Sa është tani koha e dialogut të ciklit specifik – teknik, politiko - shtetëror Prishtinë –Beograd?

Shikuar situatën në retrospektivën që nga periudha e Rambujës e deri te bisedimet e Vjenës, tutje “tentim vazhdimi” i përmirësimit të raporteve shqiptaro – serbe të deklaruar nga dy palët se ka ardhur koha e pajtimit mes dy kombeve, si duket nuk do te kenë fatin që të rinisin deri ne fund të këtij viti. Arsyeshmëria e terrenit politik dhe situata e krijuar në Kosovë edhe përkundër ngutisë nga Beogradi ne duhet të jemi vigjilent, jo nga friga e komunikimit e as nga tentenca e humbjes nga ky dialog, ndonëse një dialog I tillë u insistua edhe për kundër jo stabilitetit politik dhe institucional. Rilegjitimimi i institucioneve shtetërore padyshim dhe rezoluta nga Kuvendi do të ishte idealja e këtij cikli specifik të dialogut teknik për lehtësimin e lëvizjës së jetëve të qytetarëve të dy shteteve reciprokisht.

Në faktë është e qartë se për fillimin e këtij komunikimi normal dhe demoktatik në mes të dy vendeve tradicionalisht armike duhet të ndodhë një shtërngim duarsh “ simbolikë protokolare” e fillimit të “dialogut praktik” në interes qytetarë, të diskutimit të temave specifike në nivele ministrishë, ekspertësh të fushave të ndryshme me qëllim rregullimin e raporteve ndërshtetrore.

Pesha e dialogut nga këndëvështrimi politik në dimenzionin teknik “strategjia e luftës asimetrike”

Këto bisesedimet realisht duhet kuptuar si dialog teknik, miërpo në vetvete i gjithë procesi i këtij dialogo që do të mund të zgjatë më tepër qe që mendohet, ngase edhe problemet e trahëguara janë të të stërngarkuar. Vetëm problemi i ngritur nga serbia me pronat në Kosovë e në veqanti me pronat që tani janë publike si psh; PTK –ja etj etj, seriba akoma po i konsideron asete të PTT –së dhe po konsideron mbi një miliardë euro humbje si vlerë e përgjithshme nga to, andaj këtë çështje dhe shumë të tjera të pazgjidhura duhet trajtuar me mjaftë kujdes.

Shembulli më tipik i lartpërmenduar nga shumë të tjerë që nga marrja e pushtetit për qeverinë e re në Kosovë nuk do të jetë komoditet dhe privilegj, por gjithsesi përgjegjësi dhe djerës e madhe në zgjidhjen e gjithë këtyre problemeve që tani më rinisin me dialogun tekniko – politik në mes Kosovës dhe Srebisë, kjo e fundit pjellë historike e problemeve shekullore në Ballkan.

Prandaj vigjilenca “inteligjenca ekonomike” e këtij dialogu me Serbinë duhet të reflektohet në “komisionet teknike” sidomos në ato të Ministrirsë së Tregëtisë dhe Industrisë dhe Doganat tona, ngase mundë të gëdhihem në ndonjë mëngjes dhe ta shohim veten të riokupuar tërërsisht nga produket serbe.

Përfundimisht Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë vigjilente këto bisedime në pesë drejtime kryesore; Në garantimin e paprekshmërisë së sovranitetit; Në njohjën reciproke të dy shteteve; Në parimin e reciprocitetit; Në fillimin e dialogut për liberalizmin e vizave Në insistimin e njohjës edhe të pesë vendeve të mbetura të BE –së etj.

(Autori aktualisht është duke vijuar studimet pasdiplomike të magjistraturës në UEJL – në Shkencat Politike)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat