Arkitektura sizmike dhe urbanizimi i vendbanimeve tona

Opinione

Arkitektura sizmike dhe urbanizimi i vendbanimeve tona

Nga: Ylber Vokshi Më: 12 mars 2010 Në ora: 14:54

Pardje (10 mars 2010) kishim një lëvizje të vogël të tokës,termet,i cili për fat të mirë nuk kishte pasoja në njerëz dhe të mira materiale. Pos panikut dhe frikës së madhe të shprehur nga ana e banorëve,gati në të gjitha vendbanimet e Kosovës,asgjë tjetër shqetësuese nuk u regjistrua. Është një problematik të cilin të gjithë ata që kanë ndërtuar pas vitit 1999,në ndërdije e kanë tërë kohën,pasi këto ndërtime me leje e pa leje,në njëmbëdhjetë vjetshin e fundit janë bërë pa kontroll apo mbikëqyrje shtetërore,çka është tepër shqetësuese posaçërisht pas këtyre rasteve që munden me pas pasoja katastrofave,duke e ditur se si është ndërtuar këto vite në tërë Kosovën.

Të gjitha apelet e mija deri sa isha i punësuar në MMPH (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor),nga viti 2002,në Departamentin e Planifikimit Hapësinor si Udhëheqës i Divizionit të Hulumtimeve,për të punuar dhe respektuar ligjet e shtetit të Kosovës,në fushën e ndërtimit ishin të kota,pa efekte pozitive pasi nga ana e faktorit politik të asaj kohe e edhe sot,nuk kishte interesim e besa as dijeni për pasojat tragjike të lejimit të këtyre ndërtimeve të cilat do ti ngufasin gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme në Kosovë. Aspak nuk do të kishte shpenzime ekstra nëse në kriteret për ndërtim në mënyrë rigoroze të kërkohej edhe arkitektura dhe urbanistika sizmike,si një domosdoshmëri e kohës të cilën po e jetojmë. Për fatkeqësinë tonë këto mënyra të ndërtimit janë duke u lejuar edhe këto ditë kur ndodhi dridhja e fundit e tokës (tërmeti me fuqi të vogël veprimi).

Ka shumë pyetje pa përgjigje, se a kemi së pari trajtim adekuat të arkitekturës sizmike,se sa trajtohen këto probleme sipas zonave sizmike të definuar me ligje,sa ndikojnë tërmetet në formësimin arkitektonik të objekteve,dhe se sa ndikojnë ligjet,normat dhe standardet në ndërtimin e objekteve në zonat sizmike,në kualitetin e shprehjes arkitektonike. Të gjitha këto çështje as që janë trajtuar ndonjëherë në Kosovë, më “lehtë” ka qenë të ndërtohet pa leje. Ato ndërtime që kanë marrë leje as që e kanë trajtuar këtë problematik të rëndësishme,arkitekturën sizmike, pos asaj obliguese. Mirë e ka theksuar një mendimtar i huaj se për të zhvilluar arkitekturën sizmike,duhen studime detale në të cilat duhet përfshirë pos arkitektëve dhe ndërtimtarëve edhe profilet tjera të ekspertëve si urbanistët,gjeologët etj.,kjo tek ne as që mundet të imagjinohet.

Aspekti hapësinorë dhe urbanë i trajtimit të problemeve sizmike as që është analizuar ndonjëherë në vendbanimet (qytetet) kryesore të Kosovës në dhjetëvjetëshin e fundit. Ne ende nuk kemi dokumente hapësinore të mirëfillta që seriozisht do të trajtojnë këtë problematik,duke u bazuar në dokumentet (hartat sizmike) ekzistuese,të cilat nuk janë ripërtërirë edhe se e kemi një Institut sizmik formal,i cili aksidentalisht është themeluar në një Ministri tjetër të shtetit (MEM), e është e ditur ku e ka vendin (MMPH),si në tërë botën e civilizuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat