20 milionë euro investime në Shqipëri

Ekonomi

20 milionë euro investime në Shqipëri

Më: 12 qershor 2012 Në ora: 16:45

20 milionë euro që Shqipëria i kishte borxh Italisë nuk do t’i kthehen vendit fqinj, por do të investohen për realizimin e projekteve në shëndetësi apo fusha të tjera sociale brenda vendit tonë.

Ambasadori italian, Gaiani theksoi se konvertimi i borxhit bëhet në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Synojmë të jemi të pranishëm mes një mjeti të ri që është konvertimi i borxhit. Bëhet fjalë për një formulë të re e cila përqëndrohet në faktin që borxhin që ka kontraktuar qeveria italiane me atë shqiptare vite të shkuara, mund të përdoret nga qeveria shqiptare në formën e fondeve të vogla, pra projekte këto të bashkërenduara me kooperacionin italian. Falë kësaj formule të re do të bëhej i mundur financimi i projekteve në fushën sociale dhe shëndetësore që kap shifrën e 20 milionë euro”, u shpreh ambasadori italian.

Këtë dekleratë Gaiani e bëri gjatë nënshkrimit me Ministrin e Shëndetësisë të marrëveshjes së “ Ristrukturimit dhe pajisjes me aparatura të pesë poliklinikave” financim i qeverisë italiane me anë të një kredie ndihmë prej rreth 5 milion eurosh.

Nga ky projekt aktualisht poliklinika numër 2 dhe numër 3 në Tiranë dhe nje poliklinikë në Korçë janë ristrukturuar, ndërkohë që faza e dytë parashikon ndërhyrjet në një poliklinikë në Gjirokastër dhe një në Peshkopi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat