Eksporti i Kosovës mbulon vetëm rreth 6 për qind të importit

Ekonomi

Eksporti i Kosovës mbulon vetëm rreth 6 për qind të importit

Më: 12 dhjetor 2008 Në ora: 14:44

Në një seminar rreth eksportit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë u tha se eksporti i Kosovës mbulon vetëm rreth 6 për qind të importit me vendet e CEFT ës, kurse më pak se 6 për qind me vendet e tjera. Për nëntë muajt e parë të këtij viti, eksporti i përgjithshëm kap shumën rreth 74 milionë euro, prej tyre rreth gjysma vetëm në vendet anëtare të CEFT-ës. Vendet ku më së shumti realizohet eksporti Kosovës janë: Maqedonia me 33 për qind, Shqipëria me 30 për qind dhe Serbia me 14 për qind. Prej 5 deri në 10 milionë eksporte janë realizuar në Greqi, Itali e Slloveni. Vazhdojnë të eksportohen më së shumti mbeturinat e hekurit rreth 49 për qind, produktet minerale 10 për qind, dhe ushqime dhe pije 9 për qind. Gjithashtu u theksua se Kosova është i vetmi vend në rajon që zbaton TVSH në shërbime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat