Pula: Gjermania shtet strategjik

Ekonomi

Pula: Gjermania shtet strategjik

Më: 29 gusht 2009 Në ora: 15:01

Në kuadër të vizitës zyrtare që zhvilloi këtë javë në Republikën Federale të Gjermanisë, Ministrja e Energjisë dhe Minierave të Kosovës znj. Justina Shiroka-Pula, është takuar me Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Teknologjisë, ministri e cila mbulon sektorin energjetik në Gjermani. Ministrja Pula u takua edhe me përfaqësues të Bankës KfW e cila kishte organizuar enkas për delegacionin e MEM-it një Forum të politikave energjetike, në të cilin ishin të pranishëm ekspertë nga fusha e energjetikës. Ajo fillimisht flet për qëllimin e vizitës në Berlin: Pala gjermane është shumë e interesuar dhe kjo vizitë ka qenë shumë e rëndësishme për të ju treguar atyre se qeveria e Kosovës, shteti i Kosovës dëshiron të ketë një partneritet me Gjermaninë dhe e vlerëson si një shtet strategjik dhe shumë të rëndësishëm në të gjitha sferat si në politikë ashtu dhe në ekonomi. Kemi diskutuar sa i përket politikave strategjike të energjisë dhe disa firmave dhe konsorciumeve të cilat kanë qenë të interesuara të investojnë në Kosovë dhe ndërkohë ka ndodhur një mosmarëveshje dhe ata janë tërhequr. Mirpo ekzistojnë një mirëkuptim dhe një çasje shumë pozitive që jo vetëm ato firma por edhe firma të tjera mund vijnë në Kosovë dhe mund të gjejmë projekte të përbashkëta strategjike në ekonomi në përgjithësi.Rreth investimeve Shiroka-Pula theksoi se pala gjermane investon shumë në burime e ripërtrishme dhe ne në politikat tona kemi paraparë që duhet t'i plotësojmë disa direktiva që dalin prej Bashkimit Evropian sa i përket burimeve të ripërtrishme. Ne kemi biseduar për disa projekte të përbashkëta dhe unë besoj që nga fundi i shtatorit apo në fillim të tetorit do të vijë një delegacion gjerman në Kosovë dhe do të shohim mundësitë për projekte në fushën e burimeve të energjisë të ripërtrishme. Këto burime parashikohen edhe me strategjinë tonë edhe me direktivat e BE-së prandaj ne duhet t'i plotësojmë këto direkativa nëse dëshirojmë të afrohemi me Bashkimin Evropian, sqaron Justina Shiroka-Pula.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Ministrja Pula gjatë vizitës në Gjermani u takua edhe me Komitetin e Lindjes të Ekonomisë Gjermane, si dhe Shoqatën Ekonomike Gjermane-Kosovare e themeluar kohë më parë, me qëllim të promovimit të investimeve të kompanive gjermane në Kosovë. Poashtu Ministrja ka vizituar dy termocentrale, dhe fabrikën e turbinave të firmës Siemens.(dw)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat