Bizneset shqiptare kërkojnë rrugëdalje për embargon e Serbisë

Ekonomi

Bizneset shqiptare kërkojnë rrugëdalje për embargon e Serbisë

Më: 10 janar 2009 Në ora: 10:50

Përfaqësuesit e bizneseve të Kosovës dhe të Shqipërisë, kërkuan nga udhëheqësit e dy shteteve që të mendojnë më seriozisht për të gjetur rrugëdalje nga embargoja që kërcënon t’i vihet Kosovës nga shteti serb dhe ai boshnjak. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj, tha se duhet të gjenden zgjidhje të tjera për prodhuesit shqiptar, ndërsa Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Gjokë Uldedaj, tha se tregu shqiptar duhet të gjejë mënyra për t'i ofruar kompanive kosovare mundësitë që të gjejnë kanale tjera për të zhvilluar tregti.

"Sjellja e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, duke mos pranuar dokumentet zyrtare të Republikës së Kosovës, si duket do ta shtyjë biznesin e Kosovës, por edhe qeverinë që të mendoj për zbatimin e parimit të reciprocitetit dhe në këtë mënyrë të kemi situata të cilat nuk janë një kontribut i drejtpërdrejt për zhvillimin e rajonit", tha Besim Beqaj, kryetar i OEK.

"Kompanitë shqiptare të jenë të gatshme që në rast të ndonjë embargo të mundshme nga ana e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, që po flitet ne të jemi në gjendje që të përballojmë këto situata që tregu shqiptar t'i ofrojë të gjitha mundësitë që tregu i Kosovës mos të ndjejë efektet e kësaj embargoje", u shpreh Gjokë Uldedaj, Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Tiranës.

Në prani të presidentit të Shqipërisë Bamir Topi dhe atij të Kosovës Fatmir Sejdiu, u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi mes Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, marrëveshje kjo e quajtur ndryshe "Mini Schengen i Ardhshëm".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat