Ndalohet shitja e lëngjeve të Serbisë

Ekonomi

Ndalohet shitja e lëngjeve të Serbisë

Nga: Bota sot Më: 29 dhjetor 2009 Në ora: 18:42

Prishtinë, 29 dhjetor - Inspektorati Sanitar i Republikës së Kosovës ka ndërmarrë gjatë ditës së sotme një aksion në nivelin lokal dhe qendror, lidhur me çështjen e ngritur rreth lëngjeve të prodhuara në Serbi si: “La vita” , “Hello”, “Verde”, “Takovo”, “Fruvita” dhe “Nectar”.

Këto lëngje janë ndaluar dhe bllokuar nga qarkullimi deri në rezultatet përfundimtare, të cilat do të analizohen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi Inspektorati Sanitar ka marrë mostrat nga distributorët e këtyre produkteve.

Arsyeja për bllokimin e këtyre produkteve vjen pas dyshimeve të ngritura rreth cilësisë në përmbajtjen e produkteve në deklaracion.

Pas kryerjes së analizave, në varësi nga rezultatet, do të merren masa të tjera ligjore, që nënkuptojnë largimin e këtyre produkteve nga tregu, fletëparaqitjet në gjykata ose edhe dhënien e lejes për qarkullim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat