Përfundoi raundi i parë i dialogut

Kosova

Përfundoi raundi i parë i dialogut

Më: 9 mars 2011 Në ora: 12:36

(I ploësuar) Në Bruksel ka përfunduar sot takimi parë ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut që ndërmjetëson BE-ja.

Të trija palët si delegacionet e Kosovës dhe Serbisë ashtu edhe Bashkimi Evropian në cilësinë e lehtësuesit të dialogut, e kanë quajtur takimin e parë si konstruktiv dhe nisje e mirë e dialogut.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe të përzemërt, ishte informativ dhe produktiv. Të dyja palët ripërsëritën përkushtimin e tyre për dialog dhe gatishmërinë për të vazhduar procesin , thuhet në një komunikatë të BE të lëshuar pas këtij takimi.

Në të njëjtën thuhet se lehtësuesi paraqiti qëllimet e dialogut, që janë të hiqen pengesat që kanë ndikim negativ në jetën e përditshme të njerëzve të përmirësohet bashkëpunimi dhe të arrihet përparimi në rrugën drejt Evropës.

Ky takim i parë ishte rast për të diskutuar dispozicionin e informatave të verifikueshme nga librat e regjistrit civil si dhe për kadastrat, çështje që kanë ndikim direkt në jetën e përdishme të njerëzve thuhet në komunikatë.

Duke iu referuar temave që u diskutuan në takimet e para thuhet se na takim poashtu u diskutua për tregun rajonal dhe lirinë e lëvizjes së mallrave, një çështje me rëndësi të posaçme për zhvillimin ekonomik të tregjeve të vogla individuale që përbëjnë rajonin e Evropës juglindore.

Është diskutuar edhe për marrëveshjen e CEFTA-s dhe në njoftimin e BE-së thuhet se të dyja palët vlerësuan pozitivisht pjesëmarrjen e tyre në CEFTA dhe konfirmuan se do të marrin pjesë gjatë kryesimit të viti 2011.

Siç dihet gjatë këtij viti kmkryesimin e CEFTA-s e ka Kosova e cila në këtë mekanizëm ishte anëtarësuar që në kohën kur ishte nën administrimin e UNMIK-ut.

Palët poashtu prekën çështjen e telekomunikacionit dhe teleaviacionit- dy fusha ku bashkëpunimi hap perspektivën për shërbime më të mira për konsumatorët, më shumë efikasitet ekonomik dhe praktikë më të favorshëm të mjedisit.

Palët presin të diskutojnë këto dhe tema tjera në takimet e radhës. Kishte pajtim që takimi i dytë të zhvillohet sa më shpejtë përfundon komunikata e BE e lëshuar lidhur me nisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Nga burime diplomatike mësohet se nga shumicën e temave të diskutuara në këtë takim ishin afruar qëndrimet mes Prishtines dhe Beogradit, ndërsa ndër temat më problematike ëshët dukur të ketë qenë ajo që ka të bëjë me vulat e doganave të Kosovës sepse është nj çështje e cila në një mënyrë lidhet edhe me statusin e Kosovës.

* * * * * *

Në Bruksel, për të dytën ditë me radhë janë zhvilluar bisedime ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për zgjidhen e çështjeve praktike të interesit të përbashkët, të parat që kur Kosovës shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008. Lëvizja e lirë, dokumentet kadastrale, çështjet e doganave, hapësirës ajrore dhe të marrëveshjeve rajonale, janë çështjet e para të diskutuara në këto bisedime të cilat sipas shefes së delegacionit të Kosovës Edita Tahiri, nuk do të duhej të stërzgjateshin.

“Nuk ka një afat kohor për bisedimet, por mendoj se duhet të jemi të frytshëm në zgjidhjen e dallimeve për çështjet praktike që i shërbejnë përmirësimit të jetës së qytetarëve në të dyja shtetet. Kjo po ashtu do të ndihmojë në çuarjen përpara të agjendës euroatlantike. Prandaj është me interes që të përparohet shpejt dhe jo të bëhen biseda të gjata siç dinë të bëjnë popujt e Ballkanit por duhet menduar si evropian”, ka deklaruar zonja Tahiri.

Ndërsa shefi i delegacionit serb, Borko Stefanoviq, tha se këto bisedime mund të ndihmojnë në zgjidhjen e një varg çështjesh që shkojnë përtej dallimeve të thella politike ndërmjet dy vendeve.

“Lajm i mirë është se ne kemi arritur te shkojmë përtej dallimeve dhe të punojmë për zgjidhjen e problemeve që janë në tryezë. Kjo është ajo që kemi bërë dje dhe po e bëjmë edhe sot, sepse ne shpresojmë të nxjerrim rezultatet konkrete sa më parë. Rezultate që do të ndihmojnë njerëzit në Kosovë”, tha Borko Stefanoviq.

* * * * * *

Sot në Bruksel do të vazhdojë dialogu mes delegacionit të Republikës së Kosovës dhe atij të Serbisë. Gjatë takimit do të bisedohet për vulat e doganave, hapësirën ajrore dhe CEFTA-n.

Mbrëmë zyrtarisht ka filluar takimi i parë mes dy delegacioneve, i cili është mbajtur me dyer të mbyllura, në zyrën e ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper.

Në takimin e parë, i cili është vlerësuar më shumë formal, është biseduar për librat amë dhe kadastrat.

Ky ishte takimi i parë që një delegacion i Republikës së Kosovës takohet me një delegacion të Serbisë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Delegacionin e Prishtinës e kryeson zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, kurse atë serb drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Boris Stefanoviq.

Delegacioni i Prishtinës ka shkuar në takim pa miratimin e Parlamentit të Kosovës, i cili shtyu për të enjten debatin për një rezolutë në mbështetje të bisedimeve me Serbinë. Opozita edhe gjatë ditës së sotme i ka kundërshtuar bisedimet. (bs/rel/voa)

>> Përfundoi takimi i parë mes Kosovës dhe Serbisë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat