Sparks: Në veri të Mitrovicës kthehen vetëm gjyqtarët ndërkombëtarë

Kosova

Sparks: Në veri të Mitrovicës kthehen vetëm gjyqtarët ndërkombëtarë

Më: 14 prill 2011 Në ora: 09:29

Zëvendësshefi i EULEX-it, Endi Sparks, ka deklaruar se ditëve të ardhshme në objektin e gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës do të kthehen gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë. Sparks ka theksuar se pas rinovimit të ndërtesës në këtë fazë nuk do të ndodhë kthimi i gjyqtarëve e prokurorëve vendës në gjykatë.

"Personeli i EULEX-it do të kthehet dhe do të vazhdojë të punojë dhe bashkë me ta edhe nëpunësit lokalë, të cilët do të ndihmojnë në punët administrative për klasifikimin e rasteve, që më vonë do të trajtohen, është shprehur zëvendësi i shefit të EULEX-it", ka thënë Sparks për mediat serbe. Sipas tij, kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve lokalë në gjykatë në pjesën veriore të Mitrovicës është një çështje e ndjeshme dhe se shpreson se gjatë dialogut që po zhvillohet kjo çështje do të zgjidhet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat