Sa banorë në të vërtetë ka Kosova?

Kosova

Sa banorë në të vërtetë ka Kosova?

Më: 16 prill 2011 Në ora: 15:24

Duket se të gjithë do të mbetemi të habitur kur do të përfundojë mbledhja e të dhënave nga procesi i regjistrimit. Nuk jemi as 2 milionë banorë?!

“Zbulimin” e ka bërë zyrtari i Entit të Statistikave të Kosovës, Ismail Sahiti, në një emision televiziv.

Ai ka thënë se sipas ecjes së procesit në krejt Kosovën nuk pritet të dalin 2 milionë banorë, e në Prishtinë jo më shumë se 200.000.

Kjo ndodhë për shkak se nuk janë regjistruar kosovarët që jetojnë jashtë, qoftë kjo përkohësisht. Janë regjistruar ndërkohë të gjithë ata që kanë jetuar së paku një vit në Kosovë.

Procesi i regjistrimit në 7 komuna, duke përfshirë Prishtinën dhe Ferizajn, do të vazhdojë deri të martën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat