Shkollat në pushim deri të martën

Kosova

Shkollat në pushim deri të martën

Nga: Bota sot Më: 9 prill 2009 Në ora: 20:17

Prishtinë, 9 prill

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton nxënësit dhe mësimdhënësit shkollave fillore dhe të mesme se duke u bazuar në ligjin mbi festat zyrtare të Republikës së Kosovës, me datën 9, 10 dhe 13 Prill nuk do të mbahet mësim.

Mësimi do të vazhdojë të martën më 14 Prill . Ministria e Arsimit, ju uron nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve të Kosovës, 9 Prillin - Ditën e Kushtetutës, ndërsa besimtarëve katolik festën e Pashkëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat