Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje të përbashkët për florën

Kosova

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje të përbashkët për florën

Më: 15 prill 2009 Në ora: 14:12

Prishtinë- Zyra Rregullatore për ujë dhe mbeturina e Kosovës, nënshkroi të mërkurën marrëveshjen e bashkëpunimit me Entin Rregullator të Ujit të Shqipërisë. Të dyja palët janë pajtuar se ajo do të shërbejë në drejtim të zhvillimit dhe ecjes përpara të punës rreth menaxhimit të ujërave. Ministri i Mjedisit dhe Ambientit të Ujërave të Shqipërisë Lutfer Xhuveli ka kujtuar edhe një herë se ajri dhe ujërat janë faktorë të tjerë të rëndësishëm të mjedisit, të cilët nuk kanë të bëjnë me hartat dhe kufijtë administrativ.

“Ujërat dhe ajri i ndotur mund të kalojë nga Kosova në Shqipëri, dhe anasjelltas, ku bashkërisht duhet angazhuar për përkujdesjen e faunës shqiptare. Nëse ujërat e Drinit të Bardhë janë të pastër dhe do të vazhdojnë të kalojnë kufirin dhe të derdhen në Detin Adriatik . Pra, deti do të jetë i pastër për të gjithë ne”, vlerëson Xhuveli.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje të dy institucionet iniciojnë bashkëpunimin dhe interesin e ndërsjellë në fushën e rregullimit të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe ujëra të zeza, në bazë të barazisë dhe përfitimeve reciproke“,thekson përfaqësuesi nga Zyra Rregullatore për ujë dhe mbeturina, Avni Dervishi.

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Lufter Xhuveli, vizitoi edhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ku u takua me ministrin Idriz Vehapi. Në takim u theksua se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë janë të interesuara që përmes formave të bashkëpunimit të thellojnë marrëdhëniet me Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë, me theks të veçantë në lëmin e pylltarisë. Ministri Vehapi ndër të tjera shfaqi interesimin për rritjen e sipërfaqeve të ripyllëzimeve, duke spikatur nevojën e mbrojtjes së tyre, ngase ato po rrezikohen shumë nga prerjet ilegale. Palët bashkëbiseduese kanë nënshkruar edhe një Memorandum të Mirëkuptimit për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shumë segmente të bujqësisë dhe pylltarisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat