LIDERËT E LUGINËS TË SHQETËSUAR PËR TENSIONIMIN E SITAUTËS

Kosova

LIDERËT E LUGINËS TË SHQETËSUAR PËR TENSIONIMIN E SITAUTËS

Nga: Kushtrim MALIQI Më: 20 korrik 2009 Në ora: 14:39

Autoritet lokale të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës njëzirët kanë kërkuar ndërhyrej urgjente të ndërkombëtarëve për ndërprerjen e vrasjeve, dhunës, aksioneve brutale dhe të inskenuara nga pala serbe, largimin e xhandarmërisë serbe si dhe fillimin e bisedimeve mes palës së Preshevës dhe Beogradit për tejkalimin e situatës së krijuar në rajon, me q ëllim të evitimit të një konflikti të ri në ballkan i cili ditëve të fundit po provokohet nga regjimi i Beogradit

Preshevë, 20 korrik

Vrasjet, arrestimet, bastisjet, provikimet e ditëve të fundit nga ana e policise serbe në tri komunat etnike shqiptare në Preshevë, Bjamoc dhe Medvegjë ka bërë që situata të eskalohet edhe më shunmë se ajo që ishte deri më tani e tensionuar, gjendje kjo e cila tek popullata ka krijuar frikë dhe panikë.

Analistët e kësaj ane thonë se, nga vrasja e deputetit të Kuvendit të Preshevës Isuf Azizit, situata si duket është rënduar edhe më shumë ku policia dhe ushtria serbe po vazhdon të provokojë popullatën e ketyre viseve përmes një sër arrestimesh dhe bastisjes në shtëpitë e shqiptarëve me pretekst të kërkimit të ish-lufëtarëve të UCPMB-së apo luftës "kundër terrorsitëve " siq shprehen ata, politikë e ngjajshme si në kohën e regjimit të Milosheviqit.

Të shqetësuar për situatën e krijuar në rajon, Skender Destani, kryetar i Kuvendit Komunal i Presheves i ka deklaruar sot gazetës "Bota Sot" se « pas shpërthime të fundit në rajonin e Preshevës Kuvendi ka denoncuar veprimet e tilla të dhunës nga ana e policisë serbe ».

Autoritet lokale të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës njëzërit kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente të ndërkombëtarëve për ndërprerjen e vrasjeve, dhunës, aksionet brutale të inskenuara nga pala serbe, largimin e xhandarmërisë serbe si dhe fillimin e bisedimeve mes palës së Preshevës dhe Beogradit për tejkalimin e situatës së krijuar në rajon, meqëllim të evitimit të një konflikti të ri në ballkan i cili ditëve të fundit po provokohet nga regjimi i Beogradit

Sipas, kryetarit të komunës se Presheves Ragmi Mustafa, pas shpëthimeve të fundit në rajonin e Preshevës qëndrojnë strakturat shtërore serbe të cilat pëmes këtyre provokimrve po dëshirojnë jo vetëm destablizimin e rajonit por edhe spasitmin etnik të popullatës nga keto tri komuna etnike shqiptare. Ku sipas Preshevës, vetëm këtyre muajve të fundit afër 200 të rinj kanë lëshuar vendlindjen dhe janë strehur qoftë në Kosovë apo vendet perendimore. Autrotet lokale thonë se para dy dekaldave krahina e Preshevës kishte mbi 200 mijë shqiptarë, ndërsa sot këto treva banohen vetëm me 120 mijë sish.

Edhe Kryetarët e komunës dhe kuvendit të Bujanocit, Shaip Kamberi dhe Jonuz Musliu, kanë dënuar çfardo forme të dhunës në Luginën e Preshevës dhe kanë akuzuar policinë se po injoron institucionet dhe organet e pushtetit lokal. Në një letër dërguar OSBE-së dhe ambasadorëve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë ata kanë vënë në pah se incidentet e fundit dëshmojnë se në këtë hapësirë sërish po manifestohet demonstrim i dhunës policore.

Situaten e ditëve të fundit në Preshevë deputeti i vetëm shqiptar në Beograd z.Riza Halimi e ka cilësura tejet të tensonuar dhe të rrezikshme për rajonin. Sipas tij, vrasja e dupuetit isuf Azizi dhe vala e arrestimeve të fundit të ish-pjesëtarëve të UCPMB-së nuk çon drejt stabilitetit të gjendjes në Luginën e Preshevës". Halimi këto provokimve të palës serbe i ka cilësuar si stragjedi të regjimit të Beogradit me qëllim të justifikimit të pranisë së ushtrisë serbe në ketë zonë kufitare me Kosovën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat