Në Kosovën Lindore protestë për lirimin e shqiptarëve të arrestuar

Kosova

Në Kosovën Lindore protestë për lirimin e shqiptarëve të arrestuar

Më: 28 dhjetor 2008 Në ora: 17:33

Mijëra qytetarë të Kosovës Lindore në mënyrë paqësore duke kërkuar lirimin e 10-të arrestuarve shqiptarë, që ditë më parë u prangosën në mënyrë barbare nga njësitet e forcave speciale serbe.

Pprotestuesit mbanin në duar pankarte me mbishkrime "Luftëtarët e Lirisë nuk e kanë vendin në burgje", "Stop dhunës", "Duam liri në tokat tona", etj. Të gjithë protestuesit u mblodhën para Kuvendit Komunal për të kërkuan lirimin e menjëhershëm të ish- ushtarëve të UCK-së. "Ajo që ndodhi para dy ditësh mund të përshkruhet vetëm më një fjalë "INKUZICION I VËRTETË", tha Orhan Rexhepi përfaqësues i LKSH-së.

Sipas tij, vetëm 4 nga të arrestuarit kanë qenë ish- pjestarë të UÇK-së dhe UÇPMB-së , 1 vetëm i UÇPMB-së dhe pesë prej tyre nuk kanë qenë në asnjë formacion ushtarak çlirimtarë shqipatarë.Rexhepi theksoi se dhuna dhe tmerri serbe po vazhdon me shekuj dhe nuk ka të ndalur. „Së bashku duhet ti themi STOP , dhe se Stopi ynë është Referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992.Dihet cili është drejtimi ynë asesi kah Beogradi , po gjithsesi kah Prishtina e Tirana“, tha Rexhepi.

Ndërkaq, njëri nga familjarët u shpreh se Qeveria me mbetje të Milosheviqit ka për qëllim të demonstrojë dhunë, frikë forcë , taktikë militare ndaj popullit sahqiptarë në Luginë të Preshevës për të mbjellur pasiguri motive për shpërnguljen e shqiptarëve. Në emër të këshillit organizativ dhe famijarëve të të burgosurve u lexua edhe një deklaratë e përbashkët në të cilën thuhet se ne besojmë dhe garantojmë në pafajsinë e plotë të bijve tanë dhe në luftën e drejtë për liri të këtyre djelmoshave dhe gjithë luftën e UÇK-së.

Ata gjithashtu i bën apel politikës vendore, ndërkombëtare dhe mbarë shqiptare që të bëjnë çdo gjë që është e mundur që bijtë e këtij kombi që u arrestuan pafajsishtë më datë 26 dhjetor të lirohen menjëherë.

Edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇPMB-së Sadat Nuhiu tha se problemi i Luginës së Preshevës është i kamofluar politikisht , dhe ky kamoflim paraqet rrezikshmërinë potenciale që edhe në të ardhmen të na përsëriten skena rrënqethëse dhe kërcënuese të ngjajshme që po ndodhin sot.

Sipas tij, qeveria e Beogradit po ndërton politkën e doktrinuar mbi parimet e barazisë etnike, por me një koncept antishqiptarë që të zbrazë këto troje etnike shekullore shqiptare.

Në fund organizatorët potencuan se ky është vetëm fillimi i protestave por nëse nuk bëhet lirimi të arrestuarve deri më 5 janar atëherë do të ketë protesta të pamdalshme deri në lirimin e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat