Presidenti Sejdiu e dekoroi gjeneralin Giuseppe Emilio Gay me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë

Kosova

Presidenti Sejdiu e dekoroi gjeneralin Giuseppe Emilio Gay me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë

Më: 8 shtator 2009 Në ora: 12:50

Sot, në ceremoninë e organizuar me rastin e ndërrimit të komandës së trupave të KFOR-it në Kosovë, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu e dekoroi komandantin e deritashëm të trupave të KFOR-it në vendin tonë, Gjenerallejtënant Giuseppe Emilio Gay me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.

Medalja Ushtarake për Shërbim në Kosovë u jepet ushtarakëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë në cilësinë e aftësive ushtarake e të mbrojtjes së vendit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat