Katër të infektuar me gripin në rrezik për jetë në veri të Mitrovicës

Kosova

Katër të infektuar me gripin në rrezik për jetë në veri të Mitrovicës

Më: 9 nëntor 2009 Në ora: 15:00

Katër persona janë në rrezik për jetë nga gjithsej tetë pacientë me simptome të gripit të derrave, të cilët ndodhen në spitalin në veri të Mitrovicës, ka thënë për mediat drejtori i spitalit dr. Milan Jakovleviq.

Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për dy pacientë të cilët gjatë fundjavës javës janë sjellë nga Graçanica në spitalin e Mitrovicës si dhe për dy persona të cilët tashmë kanë qenë për mjekim në këtë spital që qeveriset nga serbët. Sipas këtij mjeku, është rritur numri i personave të cilët po kërkojnë ndihmën e mjekut me simptome të gripit. Gjatë fundjavës 329 pacientë kanë pasur shenja klinike të gripit, ndërsa numri më i madh është evidencuar në Leposaviq, pastaj në Mitrovicë dhe Zveçan, të gjitha këto mjedise me popullsi serbe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat