Kumtesë e Policisë rreth 'rastit të Deçanit'

Kosova

Kumtesë e Policisë rreth 'rastit të Deçanit'

Më: 11 nëntor 2009 Në ora: 20:49

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës përmes një kumtese ka njoftuar se të mërkuren rreth orës 16:00 në Shtëpinë e Kulturës në Deçan, subjekti politik i Partisë Demokratike te Kosovës, ka mbajtur një tubim përmbyllës te fushatës parazgjedhore, ku prezent ne këtë tubim ka qene edhe Kryeministri i Kosovës. Pas përfundimit te tubimit diku rreth orës 16:53, gjatë nisjes së eskortës së Kryeministrit te Kosovës për në drejtim të Gjakovës, një grup qytetarësh kanë sulmuar me gurë eskortën e Kryeministrit, por falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë, incidenti është izoluar dhe situata është vënë nën kontroll. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të zyrtarëve policor është arritur që të arrestohen tre persona si të dyshuar të mundshme, të involvuar ne këtë rast, ndaj të cilëve është ngritur procedura hetimore. Sipas informacioneve dyshohet se në afërsi të jenë dëgjuar te shtëna me armë zjarri, por nga ana policore mbetet të hetohen të gjitha detajet dhe aktet të cilat kanë mundur të ndodhin, ku rasti po hetohet intenzivisht nga PK-ja.

Andaj Policia e Kosovës bën apel tek të gjithë qytetarët që të tregojnë maturi dhe pjekuri politike siç është treguar deri më tani gjatë gjithë fushatës parazgjedhore, në të kundërtën Policia e Kosovës do të reagoje fuqishëm ndaj gjithë atyre që prishin rendin dhe qetësin publike, e që bien ndesh me Ligjin, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat