Deklaratë e Qeverisë rreth 'rastit të Deçanit'

Kosova

Deklaratë e Qeverisë rreth 'rastit të Deçanit'

Më: 11 nëntor 2009 Në ora: 20:52

Qeveria e Kosovës përmes një deklarate për media ka dënuar ashpër sulmin e dhunshëm ndaj kryeministrit Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij që ka ndodhur të mërkurën në Deçan, pas përfundimit të tubimit parazgjedhor të PDK-së ku ai mori pjesë në cilësinë e kryetarit të kësaj partie.

“Kosova është krenare me demokracinë e saj. Ata që veprojnë me dhunë kundër kësaj demokracie dhe institucioneve të saj përfaqësuese e dëmtojnë shtetin tonë. Ne duhet të sillemi si një demokraci e pjekur dhe përdorimi i dhunës është i papranueshëm”, thuhet në deklaratë.

Ekzekutivi vendor u bën thirrje të gjithë nxitësve të dhunës që të ndalojnë këto sjellje, që të kërkojnë falje dhe të sillen si duhet në frymën e demokracisë, për arritjen e së cilës kemi sakrifikuar të gjithë.

“Ndërhyrja në procesin zgjedhor është një shkelje e rëndë dhe aktet kriminale te nxitura politikisht do të ndiqen penalisht nga organet përgjegjëse”, përfundon deklarata e Qeverisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat