Daci: Ky referendum i siguron fitoren dardanëve

Kosova

Daci: Ky referendum i siguron fitoren dardanëve

Më: 13 nëntor 2009 Në ora: 00:33

Gjilan, 12 nëntor - Lidhja Demokratike e Dardanisë në Gjilan, me një manifestim shumë madhështor, e përmbylli fushatën elektorale. "Nuk do të flasë për proceset që ka sjell qeverisja më e keqe që ndonjëherë e kemi pasur", tha akad. Nexhat Daci, kryetar i LDD-së. Sipas tij, ky tubim madhështor, është referendum i traditës, kulturës, politikës, i fjalës dhe i besës për një jetë më të mirë nga 15 nëntori, sepse Jashar Ramadani, është fitues i sigurt bashkë me LDD-në dhe qytetarët e Gjilanit. "Kosovë, sot është referendum, rezultati, i të cilit duhet dërguar edhe në Bruksel, se Kosova dhe dardanët e meritojnë liberalizmin e vizave me 15 dhjetor. Gjilani po e demonstron se Kosova, ka kulturë, demokraci dhe traditë, sepse e dinë traditën dardane dhe të sotmen dhe në Evropë shkon me traditën dhe identitetin e vet", -tha kreu i dardanëve. Nexhat Daci, më tej shtoi se para një viti kishin përgatitur strategjinë që kryetar i Komunës së Gjilanit të jetë vëllai i Agim Ramadanit. "Ne dimë të integrohemi brenda vetvetes dhe jemi të gatshëm të integrohemi edhe në Evropë. Kësaj radhe nuk do të vjedhjet bereqeti dhe vota e LDD-së, sepse ju vet do ta sillni dhe ruani vetë votën e juaj", tha kryetari i LDD-së. Nexhat Daci, kërkoi nga dardanët që me 15 nëntor të gjithë të dalin në votime, sepse kanë për çka të votojnë, gjilanasit, e kanë Jashar Ramadanin dhe LDD-në dhe janë të sigurt në fitore. Ndërsa, kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit nga LDD-ja doktor Jashar Ramadani, tha se kjo është fuqia e Lidhjes Demorkatike të Dardanisë, kjo është strategjia së cilës i prinë akademiku Nexhat Daci, me vizionin e të madhit të kombit Ibrahim Rugova. Vizioni i tij gjithnjë fillon me ju dhe për ju, që jeni vazhdimësia e trungut dardan të lashtë, përmes urës së sotme drejt së nesërmes në integrimet evropiane. Ramadani, shtoi se janë këtu për të treguar zotimin, gatishmërinë e fuqishme se do të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve, deri sa së pari të ndjehen të lumtur. "Historia sa më e lavdishme që është, aq më shumë na obligon që të punojmë dhe t’i nderojmë të gjithë ata që e kanë krijuar, kanë pasur dhe dashur fëmijët, shëndetin, shkollimin e mirë të të gjitha shtresave. Jemi këtu që të zotohemi se nuk do të lejojmë të mbetet anash asnjë pjesë dhe përmbajtje e jetës tuaj", tha Ramadani.

Tefik Selimi e Besim Toska

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat