Tetë persona konfirmohen të infektuar me gripin e derrave

Kosova

Tetë persona konfirmohen të infektuar me gripin e derrave

Më: 13 nëntor 2009 Në ora: 14:02

Tetë persona janë konfirmuar si të infektuar me gripin e derrave gjatë ditës së enjte, nga 21 rastet e dyshuara, kanë treguar analizat. Lajmin për mediat e ka konfirmuar mbrëmë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ndërkohë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë pohuar se OBSH ja do të sjellë në muajin dhjetor 220 mijë vaksina kundër gripit të derrave. 100 mijë vaksina do të vijnë në fillim të dhjetorit, kurse 120 mijë të tjera do të vijnë nga mesi i dhjetorit.

Por edhe Qeveria e Kosovës është e gatshme të blejë 500 mijë vaksina tjera. Sipas parashikimeve vaksinimi i popullatës pritet të fillojë nga mesi i dhjetorit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat