Gashi: Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja

Kosova

Gashi: Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja

Më: 15 nëntor 2009 Në ora: 23:04

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka fituar që në raundin e parë në 4 komuna, ndërsa në 10 të tjera do të shkojë në balotazh.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, bëri të ditur se Prishtina është fituar bindshëm nga LDK-ja, ndërsa në balotazh kanë hyrë në Gjilan, Ferizaj dhe mbase edhe në Prizren.

“LDK ka shënuar fitore të madhe në Prishtinë, kryeqyteti ka dominuar me votë absolute”, tha Haziri.

Haziri beson se LDK-ja do të jetë konkurrente kryesore në raundin e dytë.

Ndryshe, Haziri ka uruar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë fushatës katërjavore.

“Zgjedhjet kanë kaluar pa probleme, pa incidente dhe ne ftojmë qytetarët që të festojnë në mënyrë dinjitoze, kudo që ata festojnë”, tha Haziri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat