Haradinaj: Drejtësia nuk po vepron

Kosova

Haradinaj: Drejtësia nuk po vepron

Më: 30 nëntor 2009 Në ora: 15:14

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deklaratën e djeshme të dëshmitarit të CD së, Nazim Bllaca në qendër të kryeqytetit, e ka vlerësuar si ngjarje të ndjeshme dhe e cila sipas tij është në dëm të shtetit të Kosovës, kurse ka shprehur vërejtje edhe ndaj organeve të rendit të cilat nuk e kanë marrë në bisedë autorin e deklaratave.

Haradinaj, gjatë një konference me gazetar, lidhur me këtë çështje ka thënë se drejtësia në Kosovë nuk është duke vepruar si duhet, sepse sipas tij në çdo demokraci normale pjesëtarët e rendit është dashur që të veprojnë menjëherë pas deklaratave të dhëna nga dëshmitari i kësaj DVD je.

"Sa i përket DVD së së djeshme është një ngjarje, po them e ndjeshme për Kosovën në të gjitha dimensionet e mundshme, do të kujdesem për komente, mirëpo është për çudi që drejtësia nuk po vepron, në kuptimin që në disa veprime që kanë qenë të nevojshme. Nuk ka logjik që njeriu në qendër të qytetit ose të kryeqytetit, me thënë që kamë bërë këtë dhe këtë dhe ai me vazhdu lirshëm. Çdo demokraci normale pjesëtarët e rendit e kishin pritur atë më andej dhe e kishin legjitimuar dhe e kishin ftuar për me vazhduar bisedën, për çka ka deklaruar ai, se a qëndrojnë a nuk qëndrojnë", ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, kjo që nuk ka ndërmarrje të caktuar të mekanizmave të ligjit, të mekanizmave të rendit, është shqetësuese për vendin, ndërsa për aspekte të tjera se a është e vërtet apo jo, ai tha se kjo i mbetet organizmave të drejtësisë, duke theksuar se kjo cështje është e ndjeshme dhe po i shkakton dëm vendit, me mos reagimin e mekanizmave adekuat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat