Shtatë ankesa pengojnë certifikimin e zgjedhjeve

Kosova

Shtatë ankesa pengojnë certifikimin e zgjedhjeve

Më: 4 dhjetor 2009 Në ora: 15:31

Sonte në mesnatë fillon fushata për garën e balotazhit. Do të jenë vetëm shtatë ditë dhe do të ketë nga dy kandidatë në 21 komuna të Kosovës. Përderisa ligji e përcakton që balotazhi në Kosovë të zhvillohet katër javë pas raundit të parë, teknikisht punët duket të mos jenë ende gati.

Shtatë ankesa të kandidates së koalicionit AKR-LDD për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, të cilat i kishte refuzuar paraprakisht Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ende nuk janë shqyrtuar nga Gjykata Supreme e Kosovës, sado që ato janë deponuar që nga e hëna në këtë gjykatë.

Mosshqyrtimi i tyre është duke mbajtur peng certifikimin e rezultateve të raundit të parë dhe me këtë edhe shtypjen e fletëvotimeve për balotazh.

Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa bënë të ditur se ky komision ende nuk ka marrë ndonjë vendim nga Gjykata Supreme për shtatë ankesa të kandidates së koalicionit AKR-LDD për Kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Për balotazh garojnë 17 kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës, 12 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, 7 të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 2 të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, 1 i Aleancës Kosova e Re, një kandidat i pavarur dhe dy kandidatë nga subjektet politike serbe kanë mbetur në garë pasi që në komunat përkatëse asnjë nga ta nuk mundi ta sigurojë 50 përqindëshin e nevojshëm që të zgjidhet Kryetar që në raundin e parë.

Gara e balotazhit sipas komunave:

Gjilan: Qemajl Mustafa PDK - Fatmir Rexhepi LDK

Dragash: Salim Jonuzi PDK - Halim Shemsedini LDK

Istog: Fadil Ferati LDK - Naim Imeraj AAK

Kaçanik: Xhabir Zharku PDK - Tahir Çaka AAK

Klinë: Sokol Bashota PDK - Enver Berisha AAK

Kamenicë: Begzad Sinani PDK - Shaip Surdulli LDK

Mitrovicë: Avni Kastrati PDK - Nexhmedin Spahiu AKR-LDD

Lipjan: Shukri Buja PDK - Imri Ahmeti LDK

Novobërdë: Bajrush Ymeri LDK - Radovan Deniq SNSD

Obiliq: Haki Mjeku PDK - Mehmet Krasniqi LDK

Rahovec: Qazim Qeska PDK - Ibrahim Kryeziu LDK

Pejë: Ali Berisha AAK - Elmi Berisha LDD-AKR

Podujevë: Agim Veliu LDK - Muhamet Latifi PDK

Prizren: Ramadan Muja PDK - Hanefi Muharremi LDK

Shtërpcë: Bratislav Nikoliq SLS - Beqir Fejzullahu PDK

Suharekë: Blerim Kuçi AAK - Ramë Vataj PDK

Viti: Sokol Haliti LDD - Nexhmedin Arifi PDK

Vushtrri: Bajram Mulaku PDK - Muharrem Shabani AAK

Malishevë: Isni Kilaj PDK - Januz Kastrati LDK

Junik: Agron Kuçi AAK - Tahir Isufaj LDK

Hani i Elezit: Rufki Suma (i pavarur) - Mehmet Ballazhi PDK

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat