Haradinaj: Mos të harrojmë se çka po ndodh në veri

Kosova

Haradinaj: Mos të harrojmë se çka po ndodh në veri

Më: 4 dhjetor 2009 Në ora: 17:09

Në kohën kur ne po merremi me temën tonë të caktuar tash një javë, në veri blihen pronat e shqiptarëve edhe po mbushen me paramilitarë, kurse faturat e rrymës ju vijnë prej Korporatës Energjetike të Serbisë, e shumë shërbime tjera, ka thënë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për gazetarë.

Me këtë rast, Haradinaj është shprehur se Kosova ka shumë dhimbje dhe sfida që i kanë ndodhur deri tash, gjë që sipas tij i kanë shkaktuar edhe dëme gjatë procesit, por siç tha, Kosova ka njerëz që dinë me ruajt proceset e vendit edhe dinë me ec përpara në të mirën e vendit.

"Aleanca edhe unë do të jemi shumë të kujdesshëm, se proceset në të cilat ndodhet vendi t'i ruajmë këto procese. Në kohën kur ne po merremi me temën tonë të caktuar tash një javë, në veri blihen pronat shqiptarëve edhe po mbushen me paramilitarë. Faturat e rrymës ju vijnë prej Korporatës Energjetike të Serbisë, e shumë shërbime tjera", ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se Kosova krahas kapacitetit me nxjerr në dritë pyetje, për të cilat duhet të jepen përgjigje, duhet ta ruajë kapacitetin që të kujdeset për tema tjera të interesit nacional.

Haradinaj bëri të ditur se u ka dërguar një letër krerëve të institucioneve të vendit, duke iu kujtuar atyre që mos të harrojnë se çka po ndodh në veri të vendit.

"Dje i kam drejtuar një letër presidentit Sejdiu, kryeministrit Thaçi, kryeparlamentarit Krasniqi, që mos ta harrojmë se çka po ndodh në veri, bash në ditët kur po flasimö, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket deklaratës së Nazim Bllacës, Haradinaj është shprehur se do të ishte fotografi e mirë për Kosovën që pas deklaratës së Bllacës të dilnin dy storie, njëra e Bllacës dhe tjetra e organeve të drejtësisë, gjë që sipas Haradinajt me këtë do të fitonte Kosova.

"Po të kishte dal storie me deklarimet e z. Bllaca edhe një storie si pjesëtari i rendit të Kosovës e legjitimoi z. Bllacën dhe e ftoi në bisedë mëtejme, ne kishim fituar si Kosovë. Kjo ka qenë gabimi i madh që ka dal një storie, nuk ka dal pjesa tjetër edhe i është bërë dëm Kosovës, edhe është një temë e ndjeshme për Kosovën, jo të lehta për proceset që i ka Kosova", ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, ka shtuar se pajtohet me deklaratën e institucioneve të vendit se këtë rast e ka drejtësia në dorë.

Sa i përket qëndrimeve të Haradinajt lidhur me SHIK un, ai u përgjigj se SHIK u është një organizatë jo ligjore, nuk i ka shërbyer vendit në tërësi, por grupacioneve të caktuara të njerëzve dhe për këtë arsye ka ndodhur distancimi i tij nga kjo organizatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat