KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve

Kosova

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve

Më: 4 dhjetor 2009 Në ora: 21:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të premten certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në 36 komuna të Kosovës, ndërkohë që ka shpallur raundin e dytë të zgjedhjeve në 21 komuna, në të cilat nuk është përcaktuar fituesi në raundin e parë më 15 nëntor.

Debati në mbledhjen e KQZ-së me rastin e certifikimin e rezultateve është përshkuar me mos marrëveshje mes anëtarëve të KQZ-së, përderisa anëtari nga radhët e Aleanca Kosova e Re, Fadil Maloku e ka kundërshtuar këtë certifikim, duke thënë se me këtë rast është bërë shkelje e ligjit.

Kundërshtimin e tij, Maloku e ka mbështetur në faktin se në Gjykatën Supreme ende ndodhën pesë lëndë dhe dy apele, për të cilat ende nuk është marrë asnjë vendim.

Andaj ai ka konsideruar se certifikimi i këtyre zgjedhjeve është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur pasdite, ka marrë vendim që të certifikojë rezultatet për kandidatët për kryetarë dhe asamble të komunave, duke bërë certifikimin veç e veç për secilën prej 36 komunave të Kosovës.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar në 21 komuna do të mbahet më 13 dhjetor, ndërkohë që fushata zgjedhore do të fillojë nesër për të vazhduar deri më datën 11 dhjetor.

Gara e balotazhit sipas komunave:

Gjilan: Qemajl Mustafa PDK - Fatmir Rexhepi LDK,

Dragash: Salim Jonuzi PDK - Halim Shemsedini LDK,

Istog: Fadil Ferati LDK - Naim Imeraj AAK,

Kaçanik: Xhabir Zharku PDK - Tahir Çaka AAK,

Klinë: Sokol Bashota PDK - Enver Berisha AAK,

Kamenicë: Begzad Sinani PDK - Shaip Surdulli LDK,

Mitrovicë: Avni Kastrati PDK - Nexhmedin Spahiu AKR-LDD,

Lipjan: Shukri Buja PDK - Imri Ahmeti LDK,

Novobërdë: Bajrush Ymeri LDK - Radovan Deniq SNSD,

Obiliq: Haki Mjeku PDK - Mehmet Krasniqi LDK,

Rahovec: Qazim Qeska PDK - Ibrahim Kryeziu LDK,

Pejë: Ali Berisha AAK - Elmi Berisha LDD-AKR,

Podujevë: Agim Veliu LDK - Muhamet Latifi PDK,

Prizren: Ramadan Muja PDK - Hanefi Muharremi LDK,

Shtërpcë: Bratislav Nikoliq SLS - Beqir Fejzullahu PDK,

Suharekë: Blerim Kuçi AAK - Ramë Vataj PDK,

Viti: Sokol Haliti LDD - Nexhmedin Arifi PDK,

Vushtrri: Bajram Mulaku PDK - Muharrem Shabani AAK,

Malishevë: Isni Kilaj PDK - Januz Kastrati LDK,

Junik: Agron Kuçi AAK - Tahir Isufaj LDK,

Hani i Elezit: Rufki Suma (i pavarur) - Mehmet Ballazhi PDK

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat