Një bazë ushtarake për FSK-në në veri

Kosova

Një bazë ushtarake për FSK-në në veri

Më: 16 dhjetor 2009 Në ora: 17:36

Prishtinë, 16 dhjetor - Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga z. Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me ç’rast u debatua për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës. Ndërtimi i kazermës ushtarake serbe pran kufirit me Kosovën dhe rasti Bllaca ishin tema bosht të këti debati. Anëtarët e Komisionit u shprehën se potencialet ushtarake duhet të shërbejnë për ruajtjen e sigurisë në rajon, e jo të përdoren si provokim, siç bën Serbia. Megjithatë, Komisioni vlerësoi se ky objekt ushtarak nga ana e Serbisë nuk paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

Deputetja Melihate Tërmkolli, tha se edhe Kosova duhet ta ndërtojë një bazë ushtarake në veri për FSK-në, si kundërpërgjigje për bazën ushtarake serbe.

Komisioni përshëndeti deklaratën e admiralit, Mark Fitzgerald, komandant i Forcave të NATO-s në Napoli në të cilën thuhet:” reduktimi i forcave të KFOR-it, bëhet për shkak se situata e sigurisë është stabile dhe nuk ka indikacione që e rrezikojnë atë”. Ndërkaq, në lidhje me rastin “Bllaca,” anëtarët e Komisionit u shprehën se Policia dhe organet e hetuesisë është dashur të reagojnë më me kohë, ndërsa drejtësia duhet të bëjë punën e vet e pandikuar nga askush, u tha në këtë mbledhje. Kryetari i Komisionit njoftoi për vizitën e një delegacioni të Kosovës në Republikën e Shqipërisë, me ç’rast është nënshkruar një marrëveshje për sigurinë mes shteteve të Evropës Juglindore. / Sh. O.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat