Strategjia, integrimi vendit, apo krijimi i Kosovës së Veriut!

Kosova

Strategjia, integrimi vendit, apo krijimi i Kosovës së Veriut!

Nga: Bota sot Më: 21 janar 2010 Në ora: 10:02

Bota sot - Sipas emërtimit të dokumentit, qeveria dhe bashkësia ndërkombëtare, nuk ka krijuar një dokument për integrimin, por një dokument, siç quhet në origjinal, “Strategjia për Kosovën e veriut”. Këtu edhe fillojnë dilemat e para, nëse vërtetë, strategjia i qaset problemit të strukturave paralele, për eliminimin e tyre dhe integrimin e gjithë territorit në veri të vendit, apo krijimin e një entiteti të veçantë, të emëruar në vetë dokumentin, “Strategjia për Kosovën e veriut”, të cilin e sjellë të plotë gazeta, “Bota sot”, si një botim ekskluziv. Gazeta “Bota sot”, në vazhdimësi me komentet e saja, por edhe me temat e shtjelluara, përfshirë edhe opinionistët e gazetës, ka tërhequr vërejtjen për rrezikimin e veriut të vendit, nga mosgatishmëria e institucioneve për të vepruar me kohë, dhe me qasje serioze.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së enjte të gazetës "Bota sot").

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat