Reagim i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi

Kosova

Reagim i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi

Më: 10 shkurt 2010 Në ora: 16:53

Nëpërmjet një komunikate për media dhe opinion reagon Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi. Ky këshill modelin e pranuar të forcave të bashkuara politike të pozitës dhe një pjese të opozitës, në lidhje me përfaqësimin autentik të popujve pakicë, në këtë rast konkretisht popullit Shqiptar, që e parasheh Malin e Zi si një njësi zgjedhore, por tani pa mandatet e garantuara për Shqiptarët,të zgjedhur prej vitit 1998 në vendvotimet e posaçme për shqiptarët, me vendim të Kuvendit të Malit të Zi, e përjeton si të dobët e keqdashës dhe paraqet një hap prapa kur janë në pyetje të drejtat e Shqiptarëve, sepse mohon të drejtat e tyre të arritura. Më tej në komunikatë thuhet se konsiderojmë që një zgjidhje e tillë, e pranuar nga shumica e trupit punues kundër vullnetit të përfaqësuesve legjitim të Shqiptarëve është në kundërshtim me përcaktimet Kushtetuese të cilët garantojnë përfaqësimin autentik dhe në kundërshtim me përfundimet e Kuvendit të Malit të Zi për përfaqësimin autentik të shqiptarëve.Këshilli Nacional i Shqiptarëve përkrah në tërësi dhe pa asnjë razervë qëndrimin dhe kërkesat e deputetve shqiptarë , si dhe të subjekteve politike Shqiptare në Malin e Zi, dhe qëndron fuqishëm në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime.Rreth tërë kësaj çështje lidhur me propozimin e lartëpërmendur për Ligjin e ri zgjedhorë të cilat i konsiderojmë të pa pranueshme, momenti i vetëm që gëzon sa i përket KNSH-së është fakti se të gjithë Deputetët Shqiptarë por dhe subjektet politike Shqiptare janë unik në kërkesën, se nuk ka kthim prapa sa i përket të drejtave të arritura për Shqiptarët.Prandaj duke qenë jetësisht të interesuar që të drejtat e arritura për Shqiptarët asnjiherë të mos vehen në dyshim, ftojmë institucionet relevante në Mal të Zi por dhe faktorin ndërkombëtarë , që në vepër të tregojnë se respektojnë principet demokratike dhe se vërtet janë të përcaktuar për ndertimin e një shoqërie demokratike në të cilën popujt pakicë, autokton dhe të tjerë,do gëzojnë të drejta të plota njerzore e kombëtare, përfundon komunikata e këtij Këshilli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat