Fushata e rekrutimit në FSK do të përfundojë me 12 mars 2010

Kosova

Fushata e rekrutimit në FSK do të përfundojë me 12 mars 2010

Më: 24 shkurt 2010 Në ora: 16:42

FSK-ja njofton opinionin e gjerë e sidomos të gjithë ata të rijnë që janë në procedurë e sipër të aplikimit në FSK,se me vendim të Ministrit të FSK-së,Fehmi Mujota fushata e rekrutimit do të përfundojë më 12 mars 2010.Është vlerësim i MFSK-së, se fushata e rekrutimit deri më tash është zhvilluar normalisht.Marrja dhe paraqitja e fletë aplikacioneve vazhdon të bëhet në të gjitha kazermat e FSK-së: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. Po ashtu edhe ekipet mobile të regrutimit në teren janë duke vazhduar punën me sukses, në kontakt me qytetarët e Republikës së Kosovës, me të gjitha komunitetet dhe gjinitë.Fushata do të vazhdojë sipas orarit dhe planifikimit: me 1 mars ekipet mobile të rekrutimit do të jenë në: Graçanicë, Gjilan, Prizren dhe Klinë, dhe me 2 mars në: Mitrovicë, Obiliq, Novobërdë, Kllokot, dhe Rahovec.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat