Anulohen fluturimet aeroporti i Prishtinës

Kosova

Anulohen fluturimet aeroporti i Prishtinës

Më: 18 prill 2010 Në ora: 12:27

Pluhuri vullkanik ka bërë që edhe sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës(ANP) të anulohen dhjetëra fluturime. Drejtori i ANP-së, Agron Mustafa tha thënë të dielën se nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës janë realizuar vetëm dy fluturime.

Sipas Mustafës nga 37 fluturime që parashiheshin 35 janë anuluar për shkak të kaosit të trafikut ajror si pasojë e reve të hirit vullkanik nga shpërthimi i vullkanit në jug të Islandës.

Mustafa ka thënë se në bazë të inflacioneve të para nuk pritet fluturime brenda 18 orëve të ardhshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat