AAK i bënë thirrje EULEX it që të godas krimin e organizuar

Kosova

AAK i bënë thirrje EULEX it që të godas krimin e organizuar

Më: 8 qershor 2010 Në ora: 15:30

Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se pas bastisjeve që ka bërë EULEX i, fokusi i opinionit kosovar është drejtuar kryesisht në situatën e rëndë të korrupsionit.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se Kosova gjatë kësaj periudhe është përballur me nivel të lartë të krimit të organizuar, shpëlarjes së parave, trafikimit me qenie njerëzore si dhe me dukuri tjera negative.

AAK i ka thirrje EULEX it që të veprojë fuqishëm dhe shpejtë ndaj të gjitha rasteve të krimit të organizuar, korrupsionit dhe shpëlarjes së parave, pavarësisht se në cilin nivel janë të dyshuarit.

"Duke ditur se të gjitha këto deklarata të kryeministrit aktual, dhe duke e ditur nevojën e madhe që duhet të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, si dukuri negative, ne Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i bëjmë thirrje EULEX it që sa më shpejtë dhe sa më fuqishëm të godet krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë, në të gjitha nivelet, në çfarëdo pozitë dhe në çfarëdo partie politike", ka thënë Ramadani.

Ndërkohë, ashtu foli edhe për rastin Nazim Bllacës, për të cilin tha se para shumë se 6 muaj ka deklaruar publikisht një version të tijin për dhunën, me këtë rast ai përmendi edhe rastin e vjedhjes së dhomës së dëshmive në Policinë e Kosovës, që ka ndodhur para 12 muaj, po ashtu ai theksoi edhe vjedhjen që është bërë në fondin e festimit të pavarësisë, ku për të gjitha këto raste deri më tash nuk ka pasur asnjë veprim përcjellës.

Ai po ashtu ka përsëritur deklarimet e më hershme të AAK së se kryeministri aktual është vetë në krye të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat