Presidenti Sejdiu sot i adresohet Kuvendit të Kosovës

Kosova

Presidenti Sejdiu sot i adresohet Kuvendit të Kosovës

Më: 12 korrik 2010 Në ora: 09:31

Sot në një seancë të veçantë plenare paradite, Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, duke u mbështetur në Kushtetutën, do t'i drejtohet Kuvendit të Kosovës me fjalimin e përvitshëm që ka të bëjë me fushëveprimtarinë e tij. Paraqitjen e tij të fundit para ligjvënësve, Presidenti Sejdiu e ka pasur më 9 korrik të vitit të kaluar. Ndërkaq në seancën tjetër plenare që i fillon punimet në orën 11.00, deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e normës së akcizës në Kosovë, Projektligjin për Administratën tatimore dhe procedurat, Projektligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat