Sejdiu e Mustafa kërkojnë zgjidhje të drejt të pronësisë së Pallatit të Rinisë

Kosova

Sejdiu e Mustafa kërkojnë zgjidhje të drejt të pronësisë së Pallatit të Rinisë

Më: 14 korrik 2010 Në ora: 15:05

Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu gjatë një vizite që i ka bërë Komunës së Prishtinës, është pritur nga kryetari i kësaj komune, Isa Mustafa dhe drejtorët, ndërsa temë kryesore e bisedës ka qenë zgjidhja e çështjes së pronësisë së Pallatit të Rinisë.

Gjatë takimit, Sejdiu është njoftuar nga Mustafa rreth problemeve me të cilat ballafaqohet Komuna e Prishtinës. I pari i vendit i ka dhënë mbështetjen e tij dhe të institucioneve qendrore, si interes nacional që kryeqyteti të lëviz më shpejt në zhvillimet e reja dhe të realizohen projektet e reja pranë qytetarëve.

I pyetur rreth çështjes së Pallatit të Rinisë, Sejdiu ka thënë se pozicioni i tij është për një zgjidhje të drejt, por ka thënë se kjo është çështje e deputetëve të vendosin për këtë.

"Pozicioni im është pozicion për zgjidhje të drejt. E dimë se si është ndërtuar Pallati i Rinisë, por është çështje e deputetëve dhe Parlamentit të merr vendimin më të mirë të mundshëm për interes të qytetarëve të Prishtinës dhe që statusi që ndonjëherë më duket si pjesë e pretendimet pezull, të rregullohet si duhet. Pra ai duhet të jetë interes i përgjithshëm", ka thënë presidenti Sejdiu.

Nga ana tjetër, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka njoftuar presidentin e vendit me problemet ditore, me të cilat po ballafaqohet në përmbushjen e kërkesave dhe interesave të qytetarëve tanë.

Mustafa ka kërkuar nga presidenti Sejdiu që të bëjë për përpjekje për zgjidhjen e çështjes së Pallatit të Rinisë, sepse siç tha ai për shkak të vonesave po humbin shuam donacione të ofruara.

Ai ka pohuar se investimet orientohen aty ku përfitimet e qytetarëve të jenë sa më të mëdha.

Mustafa po ashtu ka kërkuar mbështetjen e presidentit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës sa i përket zhvillimit të Prishtinës, jo vetëm si komunë, por edhe si kryeqytet i Republikës së Kosovës.

Këtu është fjala edhe për Ligjin për Prishtinën, që ai të rregullohet në mënyrë sa më të mirë, sa më adekuate për pozitën e Prishtinës, sepse siç ka thënë Mustafa, kjo do të ndihmojë që jo vetëm të i zgjidhen problemet e Prishtinës me të cilat po ballafaqohet, por të zgjidhen edhe kërkesat që i kanë organet dhe institucionet qendrore në Prishtinë dhe ndaj Prishtinës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat