Sejdiu: Kosova e pikëlluar për aksidentin tragjik në Shqipëri

Kosova

Sejdiu: Kosova e pikëlluar për aksidentin tragjik në Shqipëri

Më: 18 korrik 2010 Në ora: 12:12

Në telegramin e presidentit Sejdiu thuhet: "Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së bashkëqytetarëve tuaj, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi dje në aksin rrugor Rrëshën-Fushë Arrëz.

Ky lajmi i kobshëm është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në Kosovë. Prandaj, në këtë ditë zie për të gjithë ne, ritheksoj solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe, me familjarët e viktimave, me institucionet e shtetit dhe me mbarë popullin shqiptar. Uroj që të plagosurit të shërohen sa më shpejt dhe të kthehen në shtëpitë e tyre", thuhet në telegramin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat