Fajon: Vizat, të gjendet një zgjidhje për qytetarët e Kosovës

Kosova

Fajon: Vizat, të gjendet një zgjidhje për qytetarët e Kosovës

Më: 7 tetor 2010 Në ora: 09:19

Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon nga Sllovenia, e cila ka përgatitur raportin për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, ka theksuar të mërkurën në Bruksel se këto dy shtete janë të gatshme për këtë hap dhe se pritjet e qytetarëve të këtyre dy vendeve që Parlamenti Evropian të enjten të ndezë dritën e gjelbër për heqjen e vizave është e arsyeshme.

Si raporton gazeta sllovene “Delo”, Fajon me këtë rast ka tërhequr vërejtjen se një problem serioz mbetet Kosova dhe se duhet gjetur sa më parë zgjidhje edhe për qytetarët e saj, sepse izolimi i tyre do të jetë edhe më i madh pas heqjes së vizave për banorët e pesë shteteve tjera të Ballkanit perëndimor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat