Lunacek: Kosova pa viza, e dhimbshme!

Kosova

Lunacek: Kosova pa viza, e dhimbshme!

Më: 7 tetor 2010 Në ora: 17:26

Çështja e heqjes së vizave për Kosovën është çështja e radhës që Parlamenti Evropian duhet të merret dhe është shumë e dhimbshme që kosovarët tani mbesin të vetmit pa mundësi për të udhëtuar në Evropë, ka deklaruar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, pai ky process po shkon drejt finalizimit për Shqipërinë e Bosnjen.

“Është shumë e dhimbshme që kosovarët tani mbesin të vetmit në Evropë pa mundësi për të udhëtuar në Evropë. Personalisht jam duke ushtruar një trysni të paparë tek Komisioni Evropian dhe të Këshilli Evropian në mënyrë që të bëhen hapa përparues në drejtim të heqjes së vizave edhe për Kosovën”, ka thënë Lunacek për radion gjermane “Deutschlandfunk”.

Ajo citohet të ketë thënë se është e padrejtë që dy milionë njerëz, shumica e tyre të rinj, të ndihen të burgosur në shtetin e tyre, që është shteti më i ri në botë, derisa qytetarët e vendeve fqinje mund të lëvizin të lirë.

Sipas saj, derisa të ndodh heqja e vizave për Kosovën duhet patjetër që të ketë lehtësim të regjimit të vizave, sidomos për studentët e Kosovës. Në këtë drejtim duhet të bëjë më shumë Bashkimi Evropian, ndërsa kjo është kërkesë edhe e Parlamentit Evropian, ka deklaruar Lunacek.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat