Fajon: “Kosova rrezikon të mbetet shumë e izoluar”

Kosova

Fajon: “Kosova rrezikon të mbetet shumë e izoluar”

Më: 8 tetor 2010 Në ora: 10:23

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Ballkanin Tanja Fajon vlerëson se mbetja e Kosovës jashtë liberalizimit të vizave "është shumë e rrezikshme". Ajo tha se duhet gjetur sa më parë që të jetë e mundur një zgjidhje që edhe Kosova të përfshihet në këtë proces. Tani që Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina janë pa viza, "Kosova rrezikon të mbetet shumë e izoluar", ndërsa qytetarët e saj "do të jenë shumë të tensionuar dhe të pakënaqur", theksoi Fajon për DV. Prandaj , sipas saj, KE duhet sa më parë t'u dërgojë "një mesazh të qartë autoriteteve të Kosovës që do të fillojë të projektojë një strategji për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën që edhe ata të fillojnë të punojnë për të njëjtin qëllim".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat