Sekretarja Clinton nesër në Kosovë

Kosova

Sekretarja Clinton nesër në Kosovë

Më: 12 tetor 2010 Në ora: 11:33

Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Filip Gordon, u tha gazetarëve se Klinton do t'i inkurajojë liderët e Bosnjes që t'i shtyjnë përpara reformat, të cilat do të mund ta afronin vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Gordon tha se është ”e drejtë” të thuhet se procesi politik ka ngecur në Bosnje për shkak të rivaliteteve etnike. Nga Sarajeva, Klinton sot pasdite do të udhëtojë në Beograd, ku me liderët serbë do të bisedojë edhe rreth Kosovës. Ndërsa të mërkurën, Klinton e përmbyll turneun ballkanik me vizitën në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat