Partitë mirëpresin fitoren e Isa Mustafës

Kosova

Partitë mirëpresin fitoren e Isa Mustafës

Më: 8 nëntor 2010 Në ora: 09:59

Zgjedhja e Isa Mustafës, kryetar i LDK-së është mirëpritur nga Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) dhe Iniciativa Qytetare "LDK Ibrahim Rugova". Nënkryetari i LDD-së, Lulzim Zeneli citohet të ketë thënë se është fat i mirë që LDK përfundimisht u distancua nga një politikë që i ka sjellë dëm asaj dhe gjithë Kosovës.

Duke aluduar në politikën e Fatmir Sejdiut, nënkryetari i LDD-së tha se ajo politikë ka përgjysmuar subjektin LDK.

LDD shprehet e hapur për bashkëpunim me LDK-në e Isa Mustafës. I pyetur nëse do të kthehen në shtëpinë e vjetër ashtu siç bëri thirrje sot kryetari i ri, Mustafa, Zeneli tha se "LDD tashmë e ka ndërtuar shtëpinë e saj të re, por zgjedhja e Mustafës në krye të partisë ka hapur dyert e bashkëpunimit sepse siç tha ai, deri tani kanë qenë të mbyllura".

Ndërkaq ana e Iniciativës Qytetare "LDK Ibrahim Rugova" presin që të bëhet përafrimi dhe se janë në pritje të një takimi me Isa Mustafën për të parë se si do të zhvillohen ngjarjet më tutje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat