Wikileaks dokumente për Kosovën

Kosova

Wikileaks dokumente për Kosovën

Më: 29 nëntor 2010 Në ora: 13:33

E përditshmja britanike "The Guardian" shkruan se shfaqjes së rreth 250.000 dokumenteve të ndryshme që përmbajnë artikuj analizash nga ambasadat amerikane në botë të publikuara nga faqja e internetit Wikileaks, nuk ka mundur t’i shpëtojë as Kosova.

Janë 668 dokumente ku përfshihen analiza të ndryshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth ngjarjeve politike në Kosovë, të shkruara nga ambasadorët apo diplomatët amerikanë të akredituar në Kosovë gjatë viteve 2000-2009.

Përmbajtja e këtyre dokumenteve mbetet të shihet në ditët në vijim duke e ditur se një numër i madh i njerëzve janë duke u munduar t’i shkarkojnë ato. Për momentin, serverët e ëikileaks janë jashtë funksionit për shkak të ngarkesës së madhe.

Në dokumentin e botuar në tabelën e aferave në shtetin e Francës, disa komente interesante përmenden edhe për misionin evropian për sundimin e ligjit (EULEX).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat