Shpëtimi i minatorëve në Kili, në mesin e ngjarjeve më të shikuara në ueb

Teknologji

Shpëtimi i minatorëve në Kili, në mesin e ngjarjeve më të shikuara në ueb

Më: 15 tetor 2010 Në ora: 01:01

Shpëtimi i minatorëve të bllokuar në shtetin e Kilit është bërë një prej ngjarjeve më të përcjella televizive gjatë viteve të fundit, ka bërë të ditur një monitorues i internetit.

Mes orës 4 dhe 5 pasdite (ET) gjatë ditës së martë, trafiku i lajmeve online është rritur në më shumë se 4 milion shikime faqesh për minutë, duke bërë shpëtimin e minatorëve lajmin më të lexuar online qysh prej se ka debutuar Indeksi i Përdorimit të Internetit për Lajme nga Akami, në vitin 2005.

Misioni, tani më i përfunduar me sukses, i shpëtimit të 33 minatorëve të bllokuar më shumë se 600 metra nën sipërfaqen e tokës për 69 ditë me radhë, ka konkurrencë shikueshmërie në maje të lajmeve më të lexuara online vetëm prej ndeshjeve të kupës së botës, Wimbledonit dhe zgjedhjen presidenciale të z. Barack Obama.

Me 24 qershor, ndeshja më e gjatë në tenis në garën Wimbeldon dhe një lojë futbolli në kuadër të Kampionatit Botëror, shënuan rekordin për trafikun më të madh të lajmeve online, me 10.4 milion shikime të faqeve për minutë, sipas të dhënave të Akami. Zgjedhja e Obamasë si president i SHBA-së në nëntor të vitit 2008 ishte ngjarja e katërt më e shikuar në lajme të uebit me 4.3 milion shikime të faqeve për minutë.

Në përgjithësi trafiku i internetit të mërkurën ishte në rritje prej 15 deri në 20 për qind, tregon monitoruesi në kohë reale i uebit, i kompanisë Akami. Të mërkurën në mbrëmje, shumica e trafikut dukej se po buronte nga SHBA-ja dhe Evropa perëndimore.

“Ngjarja ishte unike në atë se shpëtimi u “transmetua live në shumë faqe për pothuajse 24 orë dhe vazhdon të jetë i tillë” në internet, në TV dhe në pajisje mobile, derisa të shpëtohen të gjithë” tha Liz Bradley, një zëdhënëse pranë Akami.

Kur minatorët e bllokuar dolën në sipërfaqe, disa duke thënë lutje e disa duke u përqafuar me mallëngjim me më të dashurit e tyre, rrjetet sociale online si Twitter e Facebook, ngritën në maje diskutimet e radhës.

Me dhjetëra faqe në Facebook, ia dedikuan sot ditën minatorëve të shpëtuar. Dhe së paku pesë prej 10 temave më në trend në Twitter, gjatë ditës së mërkurë kishte të bënte diçka me shpëtimin e minatorëve në Kili. “Përdoruesit e Facebook në Kili kanë postuar 478 lajme për minutë pas fillimit të shpëtimit, dhe në SHBA kjo shifër ishte 1.265 lajme për minutë” tha Andrew Noyes, një zëdhënës i Facebook. /pcworld.al

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat